Arsim Abazi me Kosovën U-17 bëjnë mrekullinë 

Futboll

Arsim Abazi me Kosovën U-17 bëjnë mrekullinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:35
Arsim Abazi me Kosovën U-17 bëjnë mrekullinë 

Kosova U-17 e mrekullive, triumfon me rezultat 1:0 ndaj Ishujt Faroe U-17, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022, që u mbajt në Austri. 

Kosova kualifikohet në “Elite Round”.

Futbollistët treguan angazhim dhe arritën fitore të madhe. Selektori i U-17, Arsim Abazi, ka shënuar sukses të madh me këta djem duke përfunduar në vend të dytë në Grup dhe siguron vizën për më tej.

Arjol Bllaca është autor i golit në minutën e 59-të. 

Tre minuta pa përfunduar takimi, Alpi Shahini përjashtohet me karton të kuq duke lënë Kosovës me një futbollist me pak. 

Sllovenia përfundon e para me 9 pikë apo me goldallim 13:0, ndërsa Kosova renditet e dyta me 6 pikë, Austria 3 dhe Ishujt Faroe me 0 pikë në Grupin e 9-të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat