Son Heung-Min nuk i mjafton Koresë së Jugut

Futboll

Son Heung-Min nuk i mjafton Koresë së Jugut

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 18:07
Son Heung-Min nuk i mjafton Koresë së Jugut

Son Heung-Min nuk i mjafton Koresë së Jugut!

Irani dhe Koreja e Jugut ndajnë pikët në supersfidën e raundit të 4-t në grupin A të eliminatoreve të zonës aziatike për Katar 2022.

Skuadra e Paulo Bentos i shkaktoi ndalesën e parë skuadrës së drejtuar nga kroati Skocic por ky barazim 1-1 nuk i prishi shumë punë Iranit që ruajti vendin e parë në grup me 10 pikë e ndjekur pikërisht nga Koreja e Jugut me 8 pikë, me të dyja përfaqësueset që janë në rrugën e duhur për të siguruar kualifikimin direkt në Botërorin e Katarit.

Son Heung-Min kaloi në epërsi Korenë e Jugut në fillimin e pjesës së dytë por çerek-ore para fundit të kohë së rregullt sulmuesi i Feyenoord Jahanbakhsh barazoi shifrat duke i dhënë një pikë Iranit në këtë përballje direkte për kreun e grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat