Roshi: Në ndeshjen e ardhshme shpresoj të bëjmë më mirë

Futboll

Roshi: Në ndeshjen e ardhshme shpresoj të bëjmë më mirë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 23:59
Roshi: Në ndeshjen e ardhshme shpresoj të bëjmë më mirë

Sulmuesi i Kombëtares, Odise Roshi zhvilloi një ndeshje mjaft të mire ndaj Polonisë duke bërë presion në krahun e djathtë dhe duke qenë mjaft i rrezikshëm. Pas ndeshjes, në prononcimin për SuperSport, Roshi u shpreh:

‘’Besoj se kemi dhënë maksimumin sot, Polonia ka një ekip shumë të mirë. Ka mbrojtje shumë të fuqishme. Mund t’i shfrytëzonim ato dy raste që kishim, pësuam një gol që nuk duhej por i ka këto futbollit dhe jemi shumë të mërzitur.

Mungesat ishin një forcë e madhe për ne, aty do ta shikonim Poloninë çfarë niveli kishin. Në ndeshjen e ardhshme shpresoj të bëjmë më mirë.

Hapësira e pakta? Nuk mund ta them një gjë të tillë, unë jam maksimumin si majta apo djathtas ku më vendos trajneri. Trajneri dot fitoren dhe fut lojtarët më në formë, besoj se trajneri do të fitojë gjithmonë.

Më mirë me De Biasin apo me Rejan: Në kohën e De Biasit u ndjemë mirë sepse shkuam në Europian, por tani ndihemi shumë mirë sepse kemi grupin dhe ndihemi shumë mirë me trajnerin’’, u shpreh Roshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat