Pritet shkarkimi i Challandess

Futboll

Pritet shkarkimi i Challandess

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 11:09
Pritet shkarkimi i Challandess

Federata e Futbollit në Kosovë ka paralajmëruar që mesditën e sotme do të mbajë një konferencë për shtyp jashtë programit të saj.

Një lajmërim që ka bërë bujë pasi nuk dihet arsyeja, por tani është zbuluar gjithçka.

Sipas gazetarit të sportit, Arlind Sadiku në konferencën e sotme, do të shkarkohet trajneri Bernard Challandes.

Rezultatet negative të dardanëve në ndeshjen e fundit, ka bërë që federata të humbasë besimin tek trajneri Shaland i cili me shumë gjasa nuk do të drejtojë më Kosovën. Priten të reja sa i përket kësaj çështje, e cila do të kulmojë me daljen e federatës në konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat