Berisha: Duhet të vazhdojmë përpara

Futboll

Berisha: Duhet të vazhdojmë përpara

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 13:57
Berisha: Duhet të vazhdojmë përpara

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha u shpreh se ishin mjaft të zhgënjyer për rezultatin në ndeshjen ndaj Polonisë (0-1), pasi qëllimi i tyre ishte fitorja para syve të tifozëve.

“Pikë së pari, në futboll gjithmonë ndodhin gabime. Dhe skuadra polake bëri gabime, por nuk shënuam dot. Jemi krenarë me këtë grup, ka qenë një rrugëtim i rëndësishëm, jemi rritur, kemi besuar që ti gëzojmë tifozët dhe të fitojmë ndeshjen. Nuk i shfrytëzuam rastet, te rasti i golit ishte goditje për ne, në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, pasi u ruajtëm nga gabimet”, ka thënë Berisha.

“Në pjesën e dytë, duke parë që po humbnim duelet në ajër, donim të luanim në ajër, aty ndodhi një gabim.

Më pas ishte shumë e vështir, ndodhi dhe ndërprerja që nuk e di sa na ndihmoi.

Duhet të vazhdojmë përpara, të shohim deri në fund të shpresojmë për një vend në Botëror, të përmirësohemi dhe në sfidat e radhës të bëjmë më mirë. Shumë çuna ishin të dëshpëruar, bëmë një lojë të mirë.

E vendosëm Poloninë në vështirësi, pavarësisht sa fizik janë. Gjithë çunat ishin të bindur që mund të fitonim, ishte dëshpëruese pas ndeshjes, por ku përfundon ndeshja nuk ke çfarë bën”, ka deklaruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat