Analisti politik: Shteti dhe Federata duhet ta ndjekin modelin e kostos... 

Futboll

Analisti politik: Shteti dhe Federata duhet ta ndjekin modelin e kostos... 

Nga: K.G. Më: 13 tetor 2021 Në ora: 14:24
Analisti politik: Shteti dhe Federata duhet ta ndjekin modelin e kostos... 

Analisti politik, Vigan Qorrolli dhe profesori universitar, iu është falënderues Bernard Challandes, i cili sot u shkarkua nga posti i selektorit të Kombëtares së Kosovës.

“Askush nuk mund ta gjykojë për mungesë karizme dhe/ose përformancë. 

Në gjithsej 40 ndeshje që e drejtoi Kombëtaren e Kosovës, tregoi rezultate solide - ndonëse pakënaqshmërisht me pritjet e mëdha që i ka populli i Kosovës, për një skuadër të ndërtuar nga hiçi dhe nga mundi i madh.
Ky njeri e meriton NJË FALEMINDERIT. 

Koha për një trajner më të madh e me më shumë eksperiencë botërore ka ardhur. 

Shteti dhe Federata duhet ta ndjekin modelin e kostos: paguaj mirë për të pas cilësi sa më të mirë. 

Unë do thoja një italian pas tij: De Biassi dhe Edi Reja për Shqipërinë, e dhanë yrrnekun që mund ta kapim ëndrrën.

Mos e harroni Ligën e Kombeve parvjet: ky trajner fitoi edhe në fusha ku s’fitohet kollaj…
Merci Monsieur Challandes! Au revoir!”,
ka shkruar Qorrolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat