Newcastle piketon Lenglet për mbrojtjen

Futboll

Newcastle piketon Lenglet për mbrojtjen

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 17:42
Newcastle piketon Lenglet për mbrojtjen

Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet mund të jetë afrimi i parë i drejtuesve të rinj të Newcastle.

Klubi anglez kërkon përforcime në mbrojtje dhe për ta transferuar që në Janar lojtarin, ka nisur menjëherë bisedimet me katalanasit.

Drejtuesit e klubit nuk duan të bëjnë Çmenduri që në merkaton e dimrit, pasi në verë kanë projektuar goditje të mëdha dhe për këtë mënyrë profili i Lenglet duket më i përshtatshmi për skuadrën.

Sipas mediave spanjolle, dëshira e 26-vjeçarit është të qëndrojë te katalanasit, por duke pare vështirësitë që po përballet klubi dhe që minutazhin dhe i tij në fushën e lojës është i pakët, futbollistit me shumë mundësi do të pranojë kalimin në “St. James’ Park”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat