Kush janë favoritët për fitimin e çmimit të madh?

Futboll

Kush janë favoritët për fitimin e çmimit të madh?

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 11:36
Kush janë favoritët për fitimin e çmimit të madh?

Lista e kandidatëve për fitimin e “Topit të Artë” është mjaft e gjatë.

Janë 30 lojtarë të cilët garojnë për çmimin prestigjioz që jepet në fund të nëntorit.

Shumë emra qarkullojnë si fitues potencialë, por kompanitë e basteve duket se e kanë të qartë se cili është favoriti numër një. Në krye të listës qëndron Lionel Messi.

Argjentinasi shihet si favoriti numër një, teksa suksesi i tij kuotohet me vetëm 1.3.

Levandovski është në vendin e dytë me një koeficient 6.0, teksa në vendin e tretë është Zhorzhinjo me një koeficient 7.5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat