Reja befasoi Lalën: Se kuptova trajnerin, u emocionova

Futboll

Reja befasoi Lalën: Se kuptova trajnerin, u emocionova

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 13:04
Reja befasoi Lalën: Se kuptova trajnerin, u emocionova

Shqipëria na dhuroi emocione të forta, bashkoi të gjithë zemrat kuqezi në një ëndërr të madhe e cila fatkeqësisht u zbeh pas humbjes me Poloninë. Tani vetëm matematika dhe përllogaritë imagjinare na mbajnë në lojë por e sigurt është që na pret një e ardhme e bukur dhe shumë shpresëdhënëse.

Altin Lala, ish kapiteni i famshëm kuqezi, ishte i pranishëm në “Air Albania” ku shijojë live spektaklin e tifozëve por që fatkeqësisht fundi ishte i hidhur, jo vetëm për humbjen që pësuan, por dhe për atë episod pas golit të polakëve që solli ndërprerjen e sfidës për 15 minuta.

I ftuar special në “News24”, në emisionin “Sport News”, të moderuar nga Enxhi Biba, Altin Lala analizoi këtë përballje dhe çfarë pret nga dy ndeshjet e mbetura në kualifikueset e botërorit.

Për herë të parë Lala foli edhe për Armando Brojën, një sulmues për të cilin flet me fjala të mëdha, i befasuar, por më shumë se sa paraqitjet e sulmuesit 20-vjeçar, Lala u befasua nga vendimi i teknikut italian për të lënë në stol Brojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat