Juvja do Kessien

Futboll

Juvja do Kessien

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 14:12
Juvja do Kessien

Frenk Kessie skadon kon trata me Milanin në fund të sezonit aktual dhe pavarësisht se bisedimet vijojnë prej 18 muajsh, nuk ka asnjë risi në këtë aspekt.

Nga situata janë gati të përfitojnë disa klube mes të cilave është edhe Juventusi.

Afrikani kërkon 8 milionë euro, një dëshirë që bardhezinjtë mund t’ia plotësojnë nëse arrijnë ta afrojnë futbollistin pa shpenzuar asgjë. Që nga janari ai do të jetë i lirë të firmosë për sezonin 2022-’23 me çdo klub që dëshiron dhe drejtuesit e “Zonjës” po monitorojnë me vëmendje situatën e cila pritet të marrë zhvillime të rëndësishme në muajt e fundit të 2021-shit.

KONTRATA ME MILANIN – Rinovimi i Frenk Kesit është çështja më e nxehtë te Milani, madje edhe në morinë e problemeve që kanë kapluar organikën. Për të hedhur pak dritë mbi situatën ka menduar Xhorxh Atangana, menaxher i afrikanit, i cili ka deklaruar: “Jemi në javën e tetë të Serisë A dhe ka shumë rrëmujë rreth Kesit i cili nuk është i vetmi lojtar në skadencë në qarkullim.

Të tillë ka te Interi, Napoli apo Marseja, por nuk përfliten me kaq zell. Edhe Milani, me sa kam lexuar, po studion profile që janë në vitin e fundit të kontratës. Prej shumë kohësh qarkullojnë lajme e më vjen keq për ata që i marrin si të vërteta duke i lexuar”.

Në këto kushte duket se diskutimi kërkesë-ofertë do të vijojë, megjithatë shifrat vështirë se do të zbulohen së shpejti. Të paktën sipas asaj që thotë Atangana që nuk pranon të japë detaje mbi atë që mund të jetë klubi i ardhshëm i lojtarit që asiston prej thuajse shtatë vitesh.

“Lojtarët e rëndësishëm duhet që të kenë kontrata në lartësinë e tyre. Klubi na ka bërë ofertë dhe ne kemi bërë një propozim, por shifrat janë shumë larg atyre që komentohen në mediat e me Interin nuk kam folur kurrë. Frenku nuk ka nevojë t’i ofrohet asnjë ekipi e aq më pak kam nevojë unë që të bisedoj me klube të tjera”, përfundoi menaxheri i Kesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat