Giroud: Kam fituar shumë gjëra në karrierën time, jam shumë krenar

Futboll

Giroud: Kam fituar shumë gjëra në karrierën time, jam shumë krenar

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 10:12
Olivier Giroud

Futbollisti i Milanit ka zbuluar shumëçka rreth karrierës së tij.

Olivier Giroud u transferua gjatë verës te Milani nga Chelsea për një milionë euro, transmeton lajmi.net.

Francezi ka realizuar dy gola në tre paraqitje në Serie A aktualisht, ai në një intervistë ka folur rreth karrierës së tij.

“Shumë njerëz më pyesin nëse ndihem i nënvlerësuar pasi kamë pasur një karrierë të mirë por nuk jam përmenduar shumë. Mendoj se është e pjesshme sepse nuk jam një qendërsulmues me aftësitë për të cilat ëndërrojnë të rinjtë”.

“Por unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është të jesh shumë efikas sepse si sulmues gjykohesh sipas statistikave të tua, sa gola shënon, jam i lumtur të bëj presion që të tjerët nuk bëjnë”.

“Si sulmues, gjithmonë do të gjykoheni sipas statistikave dhe kur shikoj prapa, i them vetes se jam kaq mirënjohës ndaj Zotit që jam në fushë për të shijuar karrierën time, ai është gjithmonë pranë meje për të më ndihmuar të marrë vendimet e duhura”.

“Kam fituar aq shumë gjëra në karrierën time sa nuk mund t’i imagjinoja kur fillova. Kur shikoj prapa, jam shumë krenar”, tha Giroud.

Giroud ka realizuar 90 gola në 255 ndeshje të Premier Ligës me Chelsean dhe Arsenalin, ndërsa me Francën ka shënuar 46 gola në 110 paraqitje.

Francezi ka fituar trofe të rëndësishme në karrierën e tij si Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat