Ditë e keqe për Bajramin dhe Empolin

Futboll

Ditë e keqe për Bajramin dhe Empolin

Nga: K.G. Më: 17 tetor 2021 Në ora: 16:52
Ditë e keqe për Bajramin dhe Empolin

Futbollisti shqiptar, Nedim Bajrami, me ekipin e Empolit patën një ditë të keqe, duke pësuar humbje të thellë si vendas me rezultat 4:1 nga Atalanta. 

Bajrami u aktivizua në minutën e 62-të por të pa forcë ndaj një skuadre shumë të disponuar. 

Për Empolin shënuan Di Francesco (30') dhe për Atalantën Iliçiq (11' e 26'), Viti (49'-autogol) e Zapata (89'). 

Në minutën e 67-të, Iliçiq i Atalantës dështon nga penalltia.

Pas javës së 8-të në Serie A, Atalanta zë pozitën e 6-të me 14 pikë, ndërsa Empoli është i 12-ti me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat