Thaçi: Ekuilibrin e lojës tonë e prishën dy penalltitë

Futboll

Thaçi: Ekuilibrin e lojës tonë e prishën dy penalltitë

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 15:22
Thaçi: Ekuilibrin e lojës tonë e prishën dy penalltitë

KF Malisheva pësoi humbje nga FC Prishtina me rezultat 1:2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Superligës të Kosovës.

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi në intervistën pas ndeshjes për mikrofonin e “ArtMotion” ka thënë se ka dyshime për dy penalltitë e Prishtinës në ndeshjen që ekipi i tij e humbi me rezultatin 2:1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ekuilibrin e lojës tonë e prishën dy penalltitë për të cilat i kam dilemat e mia.

Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë sepse nuk kishim çfarë të humbim.

Arritëm të shënojmë një gol por nuk shfrytëzuam edhe rastet tjera që i patëm. Prishtinës i uroj fitoren’, tha trajneri i Malishevës, shkruan insporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat