Van Dijk: Nuk jam një robot

Futboll

Van Dijk: Nuk jam një robot

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:14
Van Dijk: Nuk jam një robot

Është kthyer në qendër të mbrojtjes së Liverpool-it, por Van Dijk ka kërkuar kohë për t’u kthyer në 100% të formës.

Pothuajse një vit pas atij derbi me Everton-in, ku ka pësuar dëmtimin serioz në gju, holandezi është kthyer të flasë në lidhje me rikuperimin dhe gjendjen e tij fizike.

“E di se të gjithë sytë janë të drejtuar nga unë. Ndihem sikur po përmirësohem. Ka akoma punë për të bërë, por nuk mendoj për gjykimin e të tjerëve”, ka thënë Van Dijk në prag të sfidës së Champions League me Atletico Madrid.

“Nuk jam një robot: të gjithë e dinë sa e vështirë është të kthehesh pas një dëmtimi në gju.

Nuk besoj se ka shumë shembuj lojtarësh që kanë patur një dëmtim të komplikuar në gju si unë dhe të jenë kthyer në maksimumin e formës pas një viti”, ka përfunduar ylli i Liverpool-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat