Benzema: Nuk jam aq larg

Futboll

Benzema: Nuk jam aq larg

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 21:02
Benzema: Nuk jam aq larg

Futbollisti Karim Benzema ka dhënë një intervistë për ESPN në të cilën komentoi mundësitë që ekzistojnë që ai të fitojë Topin e Artë, një nga ëndrrat e tij, sekretin për të qenë në formë kaq të mirë gjatë viteve dhe, natyrisht, “El Clasicon” e kësaj të diele.

Topi i Artë: “Ka qenë gjithmonë qëllimi im, e kam pasur gjithmonë në mendje.

Kur Cristiano Ronaldo e fitoi atë në të kaluarën dhe e prezantoi në fushën e “Bernabeu”, natyrisht që isha i lumtur për të.

Por, më pas, mendon: sigurisht, edhe unë dua ta fitoj. Mund të them se kurrë nuk kam qenë aq afër për atë që kam bërë këtu në tri ose katër vitet e fundit. Mund të them se nuk jam aq larg“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat