Diskutohet për çështjen e Botërorit 

Futboll

Diskutohet për çështjen e Botërorit 

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 11:31
Diskutohet për çështjen e Botërorit 

Ka filluar mbledhja e radhës e TEP-UEFA (Top Executive Programme), ku po shqyrtohet tema e propozuar nga FIFA rreth të ardhmes së Kampionatit botëror në futboll.

Në këtë takim, i cili po zhvillohet nëpërmjet platformës oneline, po marrin pjesë presidenti Agim Ademi si dhe ud. sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj.

Qysh në hapje të këtij takimi, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e uroi presidentin Ademi me rastin e ditëlindjes, derisa urim mori edhe nga i pari i UEFA-s Aleksander Ceferin.

Arsyeja e këtij takimi është konsultimi me të gjitha fereratat e UEFA-s për çështjen e Kampionatit botëror, nëse i njëjti duhet të zhvillohet çdo dy vite apo siç është aktualisht çdo 4 vite.

UEFA tashmë e ka kundërshtuar idenë e propozuar nga FIFA që Botërori të organizohet çdo dy vite. Federatat mund të paraqesin deklaratat e tyre rreth këtij propozimi veq e veq ose të dalin me një të përbashkët, me ç’rast në fund të takimit pritet të merret vendimi përfundimtar në lidhje me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat