Gjilanit i hiqet dënimi...

Futboll

Gjilanit i hiqet dënimi...

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 17:41
Gjilanit i hiqet dënimi...

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në mbledhjen e mbajtur me datë 20.10.2021 shqyrtoi ankesën e SC “Gjilani“, e cila kishte atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor – shkalla e parë të datës 01.10.2021, lidhur me dënimin e SC “Gjilani” me të holla në shumë prej 2500 euro, si dhe ta paguajë 40% nga shuma e përgjithshshme nga dëmi i shkaktuar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, në ndeshjen e xhiros së së gjashtë të BKT Superligës së Kosovës, Drita – Gjilani dhe mori këtë:

VENDIM:

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 20.10.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se:

Vendimi i Komisionit Disiplinor – shkalla e parë miratohet pjesërisht. SC “ Gjilani“ i hiqet dënimi në të holla në shumë prej 2500 euro , ndërsa pjesa tjetër 40% nga shuma e përgjithshshme nga dëmi i shkaktuar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë mbetet në FUQI.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika C e Rregullores disiplinore. Vendimi bazohet në fakte të vërtetuara. SC”Gjilani“ nuk ishte organizator i ndeshjes, nuk kishte pranuar zyrtarisht bileta për tifozërinë e vetë nga nikoqiri FC “Drita” si dhe është konstatuar edhe nga përgjegjësi për siguri i FFK-së se nuk kishte numër të mjaftushëm të personave për siguri, njofton Sitki Baftiu, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat