Një nga garat më emocionuese mes dy gjigandëve

Futboll

Një nga garat më emocionuese mes dy gjigandëve

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 15:10
Një nga garat më emocionuese mes dy gjigandëve

Figura e tij ndryshoi përgjithmonë historinë e Barcelonës me gola, driblime, tituj dhe fitore pa fund që shenjuan një epokë të artë në Katalunjë.

Këtë fundjavë, do të luhet El Clasico i parë pa Messin te Barcelona, dhe të dielën kur skuadrat të zbresin në fushë do të jenë plot 6041 ditë nga El Clasico i fundit kur Messi nuk ishte pjesë e blaugranave.

Argjentinasi ka realizuar 26 gola dhe ka dhënë 16 asiste në 16 vjet të sfidave kundër Los Blancos. Pas 45 El Clasico-sh, në të cilët Barcelona është argetuar ndaj rivalëve të përjetshëm, tanimë pas më shumë se një dekade e gjysëm ndeshet me Realin pa lojtarin më të rëndëishëm të historisë së saj. Mungesa e argjentinasit do të ndihet, por populli blaugrana tanimë shikon nga e ardhmja me lojtarët që ka në shtëpi, Ansu Fati, Gavi dhe Pedri.

El Clasico i fundit pa Messin daton në 10 prill të 2005 në Stadiumin Santiago Bernabeu.

Një nga garat më emocionuese mes dy gjigandëve të La Liga-s. Ronaldinho , Deco, Eto’o, Zidane, Ronaldo, Figo dhe Beckham ishin disa nga emrat që dhuruan një përballje të pasur me gola. Zidane, Raul, Ronaldo dhe Oëen dekretuan fitoren për Realin e Madridit, duke i bërë të pavlefshëm golat e Ronaldinho dhe Eto’o.

Ishte El Clasico i fundit para fillimit të epokës Messi, dhe 16 vjet e disa muaj më pas, Barcelona do të provojë të mposhtë rivalët e përjetshëm pa lojtarin që bëri historinë.

Hera e fundit që Barcelona ka fituar në Camp Nou ndaj Realit para se të debutonte Messi ka qenë një ndeshje që përfundoi 3-0 me golat e Eto’o, Van Bronckhorst dhe Ronaldinho në 20 nëntor të 2004. Gavi kishte lindur vetëm 107 ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat