Napoli triumfon ndaj Legias së shqiptarëve 

Futboll

Napoli triumfon ndaj Legias së shqiptarëve 

Nga: K.G. Më: 21 tetor 2021 Në ora: 22:57
Napoli triumfon ndaj Legias së shqiptarëve 

Napoli arkëton tre pikë domethënëse ndaj Legia-s nga Varshava, në takimin e xhiros së tretë të Grupit C të Europa League në futboll. 

Napoli shënon fitore me rezultat 3:0 ndaj Legia-s.

Futbollisti Amir Rrahmani u aktivizua nga minuta e 81-të duke shijuar fitoren e madhe të skuadrës napolitane. 

Ernest Muçi u paraqit standard për Legia-n dhe Lirim Kastrati nga minuta e 71-të. 

Muçi u zëvendësua në minutën e 71-të, por 15 minutat e fundit ishin fatale për skuadrën e tij. 

Insigne (76'), Osimhen (80'), Politano (90+5’) shënuan për Napolin.

Kjo është fitorja e parë për Napolin në Grup pas një barazimi e  një humbje, duke u renditur në vend të dytë me 4 pikë dhe Legia kryeson me 6 pikë por pas dy fitoreve pëson humbjen e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat