Arteta: Të tregohet më shumë respekt ndaj Bruce

Futboll

Arteta: Të tregohet më shumë respekt ndaj Bruce

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 13:11
Arteta: Të tregohet më shumë respekt ndaj Bruce

Trajneri i Arsenal Mikel Arteta ka thënë që gjërat duhet të ndryshojnë dhe se duhet të ndalet abuzimi drejt Steve Bruce për kohën e tij si trajner i Newcastle United.

Newcastle United e shkarkoi Bruce pas humbjes me rezultat 3:2 kundër Tottenham, ku për Bruce ajo ndeshje ishte numër 1,000 si trajner.

Pas shkarkimit, 60 vjeçari ka lëshuar një deklaratë për media duke treguar se mund të jetë fundi i karrierës së tij si trajner, duke përfshirë këtu edhe abuzimin që ishte bërë drejt tij gjatë kohës si trajner i Newcastle.

Tani, trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka thënë që Bruce ka merituar të trajtohet me më shumë respekt, dhe dëshiron që këto gjëra të bisedohen që të mos ketë abuzime të këtij lloji më.

“Isha tejet i mërzitur pasi që e lexova deklaratën nga Steve. Jemi duke folur për dikë që ka qenë si trajner dhe lojtar në më shumë se 40 vite. Për dikë që ka menaxhuar 1,000 ndeshje, nuk është gjë e mirë që në atë nivel të eksperiencës të pranojë atë lloj abuzimi”, tha Arteta.

“Pse nuk ulemi në tavolinë dhe të diskutojmë se si mund ta evitojmë këtë problem, sepse mendoj që duhet të mendojmë për këtë gjë. Një nga trajnerët me më së shumti eksperiencë në histori të futbollit anglez është ankuar për këtë gjë. Nuk mundemi ta injorojmë. Për mua është një deklaratë shumë serioze”, shtoi trajneri i Arsenalit.

Ndeshjen e radhës kundër Crystal Palace skuadra e Newcastle United do të luaj me trajner të përkohshëm, Graeme Jones, ku raportohet se trajneri Paulo Fonseca mund të jetë menjëherë zëvendësuesi i tij afatgjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat