Rashica viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Futboll

Rashica viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 11:32
Rashica viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica e ka vizituar dje Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe.

Futbollisti nga Vushtrria luan në Premierligë te skuadra e Norwich City.

“Patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim sot në Ambasadë, futbollistin dhe krenarinë e kombëtares tonë, Milot Rashica”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe.

“E Ngarkuara me Punë znj. Arrita Gjakova i dëshiroi Milotit shumë suksese me paraqitjet e tij me Norwich City”, njofton ambasada.

Në postim ata thanë që puna dhe sukseset e Rashicës janë frymëzim për të gjithë brezat e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat