Masa ekstreme në prag të Olimpiadës

Futboll

Masa ekstreme në prag të Olimpiadës

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 12:37
Masa ekstreme në prag të Olimpiadës

Organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022” po përballen me një situatë të vështirë prej presionit që vjen nga pandemia Covid-19. Rritja e rasteve me koronavirus në Kinë ka detyruar qeverinë dhe organizatorët të kryejnë testime në masë te rezidentët ku do të zhvillohet ky event olimpike (nis më 4 shkurt 2022).

Gjithashtu, janë pezulluar mjaft fluturime nga zona ku janë shfaqur rastet e reja me koronavirus drejt Pekinit dhe vendeve ku do të zhvillohen eventet e  Olimpiadës.

Janë pezulluar edhe shërbimet e metrosë, taksive dhe autobusit, ndërkohë që mijëra njerëz në veri të Kinës janë në “lockdoën” prej ditës së sotme.

Kina prej kohësh ndjek strategjinë e “tolerancës zero”, ndaj pandemisë, ndaj masat që merret janë shpesh ekstreme. Në prag të Olimpiadës masat janë shtuar, ndërkohë që sportistët duhet të jenë të vaksinuar. Për ata që nuk vaksinohen parashikohet një karantinë që shkon deri në 21 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat