Çmenduri në Francë, futbollisti i PSG-së grabitet në semafor

Futboll

Çmenduri në Francë, futbollisti i PSG-së grabitet në semafor

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 13:37
Çmenduri në Francë, futbollisti i PSG-së grabitet në semafor

Një ngjarje e çmendur ka ndodhur në Francë ku një futbollist i PSG-së ka rënë pre e një grabitje në semafor.

Sipas ‘’Le Parisien’’, futbollisti emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka ndaluar në semafor pasi ka dalë e kuqja.

Në këtë moment një prostitutë ka hapur derën duke i marrë sendet personale dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar para në këmbim.

E gjitha kjo i ka kushtuar futbollistit 200 euro për të rimarrë sendet mbrapsht. Futbollisti ka lajmëruar menjëherë policinë e cila ka nisur hetimet mbi këtë ngjarje jo të zakonshme ndërsa lajmi ka bërë bujë në media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat