Barcelona ka kohë që e ndjek futbollistin

Futboll

Barcelona ka kohë që e ndjek futbollistin

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 14:57
Barcelona ka kohë që e ndjek futbollistin

Pavarësisht porblemeve që kanë pushtuar klubin, drejtuesit vazhdojnë punën për të afruar talente të rinj në skuadër.

Sipas mediave, katalanasit kanë hedhur sytë nga Ligue 1, ku po monitorojnë me kujdes mbrojtësin e Monaco, Caio Henrique, i cili është kthyer në një nga mbrojtësit e krahut të majtë më të mire në Europë.

Barcelona ka kohë që e ndjek futbollistin dhe kontaktet mes katalanasve dhe menaxhrëve të klubit kanë qënë të shpeshta.

Po sipas raportimeve të mediave, edhe vetë lojtari nuk do t’i thoshte jo një rikthimi në Spanjë, pasi më parë ka qëne pjesë e Atletico Madrid.

Këtë sezon Henrique ka dhënë 7 asiste, ka krijuar 9 raste për gol dhe ka rikuperuar 94 aksione nga kundërshtarët.

Gjithsesi, klubi nga principata nuk e lëshon lehtë lojtarin për të cilin kërkon 35 milionë euro. Shumë kjo që i sjell jo pak vështirësi Barcelonës, me krizën financiare që po kalon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat