Interi emëron kapitenin e ardhshëm të skuadrës

Futboll

Interi emëron kapitenin e ardhshëm të skuadrës

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 23:11
Interi

Tanimë është bërë e ditur që sulmuesi Lautaro Martinez do ta vazhdojë të ardhmen e tij tek Interi, ku sot gazetari i njohur Fabrizio Romano ka raportuar që ylli argjentinas veçse ka rinovuar kontratën e tij me “Nerazzurët”.

Zyrtarizimi nga kampioni italian pritet të bëhet gjatë ditëve në vazhdim, ku Martinez ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta mbajë atë në “Giuseppe Meazza” deri në vitin 2026.

Po ashtu, pas zyrtarizimit të rinovimit të Martinez, edhe mesfushori Nicolo Barella do t’ia besojë të ardhmen “Nerazzurëve” gjatë javës së ardhshme, ku është konfirmuar që ai do të qëndrojë tek Interi.

Në fakt, ky i fundit dëshiron që Barella të jetë kapiteni i radhës i klubit, dhe do t’i ofrojë mesfushorit italian një kontratë të re pesë vjeçare me rritje page.

Kapiteni aktual i Interi është portieri slloven Samir Handanovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat