Ftohet Lionel Messi, PSG edhe me Neymarin

Futboll

Ftohet Lionel Messi, PSG edhe me Neymarin

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:11
Ftohet Lionel Messi, PSG edhe me Neymarin

Paris Saint Germain ka publikuar listën prej 22 futbollistëve të ftuar për sfidën e sotme me Lille.

Messi u stërvit i diferencuar të enjten dhe Mauricio Pochettino konfirmoi se ka disa shqetësime muskulore.

Por ai gjithashtu bëri të ditur në konferencë se Leo mund të jetë i gatshëm për ndeshjen me Lille dhe ashtu është, 34-vjeçari është në listën e futbollistëve të ftuar.

Megjithatë, Pochettino mund të mos e inkuadroi nga fillimi, për të evituar ndonjë dëmtim të argjentinasit.

Mungesat e mëdha sonte që do të vërehen janë Verratti dhe Mbappe – asnjëri s’janë të gatshëm për lojë.

Po ashtu do të mungojë edhe Paredes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat