Vdes një ndër themeluesit e një klubit në Kosovë

Futboll

Vdes një ndër themeluesit e një klubit në Kosovë

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2021 Në ora: 14:26
Vdes një ndër themeluesit e një klubit në Kosovë

Vllaznia nga Pozhoran me pikëllim të thellë konfirmon lajmin për vdekjen e Sylejman Alidemës. 

I ndjeri ishte ndër themeluesit e klubit të futbollit Vllaznia, e cila sot garon në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B. 

“Sot u nda nga jeta një ndër themeluesit  dhe Sekretari i parë i klubit tonë z. Sylejman Alidema.

Sylejmani një jetë të tërë ia kushtoi arsimit dhe sportit pozheranas.

Do të kujtojmë me krenari mësuesin & sekretarin tonë Sylejman Alidema”, njofton KF Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat