Dëshira e Bashës

Futboll

Dëshira e Bashës

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 11:49
Dëshira e Bashës

Goli i shënuar nga ana e Kukësit kundër Dinamos është për t’u risjellë në vëmendje.

Një pasim i telekomanduar erdhi nga Taipi i ndodhur në gjysmëfushën e Kukësit, duke nxjerrë tërësisht të boshatisur Bashën që përfitoi për të dërguar topin në rrjetë.

Dinamo e kishte marrë humbjen ndaj Vllaznisë në shifrat 6-3 si një mësim të mirë, por sërish duket se për kryeqytetasit ka leksione të tjera dhe duhet të rikthehen në bankat e shkollës.

Mënyra sesi ishte rreshtuar qendra e mbrojtjes në atë moment ishte tërësisht e gabuar, ndërsa momenti në fjalë ka vendosur fatin e 90 minutave.

Ndërkohë Basha tregon më së miri shpejtësinë dhe cilësinë e tij si lojtar duke provuar magjinë me parabël. Pavarësisht se topi u ngadalësua nga prekja e Harizajt, Basha shkoi për ta mbrojtur sferën me trup dhe nuk dëshironte që t’i jepte goditjen e dytë për ta siguruar në rrjetë, duke mbajtur në fuqi parabolën..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat