Iljazi bën shou pas fitores së Shkupit

Futboll

Iljazi bën shou pas fitores së Shkupit

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:17
Iljazi bën shou pas fitores së Shkupit

Iljazi bën shou pas fitores së Shkupit!

FC Shkupi shkatërroi Bregallnicën në ndeshjen hapëse të xhiros së 12-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke e mundur skuadrën nga Shtipi me rezultatin e thellë 5:0.

Bardhekaltërit mundeshin edhe me më shumë gola ta mbyllin këtë përballje, por rastet që kishin pas golit të 5-të nuk u konkretizuan.

Gjithsesi, pas fërshëllimës së fundit të arbitrit kryesor, festa ishte për Shkupin, me futbollistët dhe tifozët që festuan së bashku këtë fitore të thellë, ndërsa “shou”-n e udhëhiqte futbollisti Ardit Iljazi që në dorë mbante tabelën e zëvendësimeve me numrin 5:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat