Pioli: Shpjegime nuk shkoj të jap askund

Futboll

Pioli: Shpjegime nuk shkoj të jap askund

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 13:46
Pioli: Shpjegime nuk shkoj të jap askund

Ndaj Romës e pret një sfidë delikate, por të tilla do të jenë të gjitha ato të kësaj jave, ku Milani do të përballet me Porton në Champions dhe me Interin për derbin e kampionatit.

Në kuadër të këtij turi force, ka folur Stefano Pioli që është rrëfyer në një intervistë për rrjetin “DAZN”.

A është e vështirë të menaxhosh një grup të tillë?

Në karrierë kam mësuar shumë. Kur isha te Salernitana, përpara një ndeshjeje shkova të inkurajoja një titullar. Ai më kërkoi të mos e përkëdhelja dhe se duhet të bëja zgjedhjet e mia pa e vrarë mendjen. Aty mora një mësim të cilin e kam përdorur. Shpjegime nuk shkoj të jap askund, por nuk refuzoj nëse dikush m’i kërkon.

Ndiheni komod apo në vështirësi?

Unë stërvit Milanin që është ndër klubet më prestigjioze në botë. E di që kam shumë sy mbi vete e njëkohësisht jam i vetëdijshëm që nuk jam rastësisht këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat