Neymar: Kjo gjë më ndodh prej 15 vitesh

Futboll

Neymar: Kjo gjë më ndodh prej 15 vitesh

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 10:36
Neymar: Kjo gjë më ndodh prej 15 vitesh

Vetëm një gol në këtë sezon dhe pesë ndeshje pa gol në kampionatin francez.

Neymar nuk po kalon një moment shumë të mirë, edhe pse të premten ka qenë vendimtar me asistin për Di Maria-n në ndeshjen e fituar 2-1 kundër Lille në Ligue 1.

Braziliani është shfryrë pas ndeshjes:

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, kemi vuajtur deri në fund. Fitorja i bën mirë skuadrës, jam i kënaqur”, ka thënë Neymar për Amazon Prime Video.

“Kritikat? Janë normale, luaj futboll prej 15 vitesh, nuk më intereson, jam mësuar. E di se çfarë po bëj për skuadrën time. Gjëja më e rëndësishme është të përgjigjem në fushë. Unë hesht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat