Shqipëria U-17 mposhtet nga skocezët

Futboll

Shqipëria U-17 mposhtet nga skocezët

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 10:55
Shqipëria U-17 mposhtet nga skocezët

Kombëtarja shqiptare U-17 ka zhvilluar ndeshjen e dytë në eliminatoret e Europianit për moshën U-17 ndaj Skocisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku bënë një paraqitje të mirë dhe luajtën deri në fund si të barabartë me skocezët, të cilët fituan në fund me rezultatin 3-2 në një ndeshje plot emocione.

Shqipëria U-17 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Kiri, Koleci, Ad. Kurti, Ar. Kurti (C), Xhixho, Kosmallari, Sulejmani, Tresa, Kasa, Fikaj, Haxhari. Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë dhe në minutën e 12-të kaluan në avantazh me anë të mesfushorit Oresti Kosmallari, i cili fiksoi shifrat në 1-0. Në minutën e 26-të gjyqtari hungarez i sfidës, Ferenc Karako akordoi një 11-metërsh në favor të skocezëve. Goditja nga pika e bardhë e skocezit Wilson u ndal me sukses nga portieri Kiri. Gjithsesi, në minutën e 27-të Wilson do të ndreqte shënjestrën, duke shënuar golin e barazimit për Skocinë.

Në pjesën e dytë trajneri Bulku bën disa zëvendësime, por skocezët arrijnë të kalojnë në avantazh e më pas të trefishojnë rezultatin. Në fillim është Moore ai që shënon në minutën e 60-të e më pas Allen në minutën e 66-të, duke fiksuar rezultatin në 3-1. Në minutën e fundit të kohës së Endri Damo shënon, duke ngushtuar diferencën në 3-2, teksa në minutat shtesë Damo, i cili kishte hyrë si zëvendësues në pjesën e dytë ndëshkohet me karton të kuq (pas dy kartonëve të verdhë) dhe lë fushën e lojës.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Shqipërisë U-17 në eliminatoret e Europianit, Grupi 12. Takimi i parë ishte ai i datës 27 tetor ndaj Italisë (humbje 5-0), ndërsa më 2 nëntor kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Irlandës së Veriut.

Skoci U-17 – Shqipëri U-17          3:2

Golat: Wilson 27’, Moore 60’, Allen 66’ / Kosmallari 12’, Damo 90′

Shqipëria U-17: Kiri, Koleci (Muça 30’), Ad. Kurti, Ar. Kurti (C), Xhixho (Syla 73’), Kosmallari (Ruci 73’), Sulejmani (Damo 67’), Tresa, Kasa (Ageja 67’), Fikaj, Haxhari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat