Në Durrës janë të bindur për fitore

Futboll

Në Durrës janë të bindur për fitore

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:07
Në Durrës janë të bindur për fitore

Teuta zhvilloi dje seancën stërvitore të radhës në Durrës, në kuadër të sfidës ndaj Kastriotit, që do të luhet të dielën në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Atmosfera në ekip është e kënaqshme dhe kundër krutanëve synohen tri pikët për të qenë edhe më afër kreut. Në prolog të stërvitjes, trajneri Martini u foli futbollistëve për rëndësinë e kësaj ndeshjeje duke u kujtuar se në këtë moment vlejnë vetëm pikët. Ai insistoi se Teuta ka një grup kompetitiv dhe me pak më tepër impenjim mund të arrijë gjëra të mëdha këtë sezon.

Atmosfera në skuadër është e lartë, ndërsa i gjithë grupi do të jetë në dispozicion të stafit teknik, ku dyshimi i vetëm mbetet sulmuesi Koubemba, i cili ka një dëmtim në kofshën e këmbës dhe vazhdon me fazën e riaftësimit.

Ai pritet të bashkohet me grupin sot, ku do të shihet a është për ndeshje. Në Durrës janë të bindur se këtë javë do t’ia dalin me fitore, ndaj edhe do të synojnë që të sigurojnë tri pikët me krutanët.

Gjatë javës së shkuar, trajneri Edi Martini ka pasur mungesa lojtarësh, ku Idrizaj nuk ka qenë nën urdhrat e shkodranit të pankinës durrsake. Por, Idrizaj tashmë është bashkuar me skuadrën prej ditësh dhe do të jetë gati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat