​Këshilla interesante e Ibrahimoviçit për Kylian Mbappen

Futboll

​Këshilla interesante e Ibrahimoviçit për Kylian Mbappen

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 17:53
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ka folur për sulmuesin e Paris-Saint-Germain Kylian Mbappe pasi ky i fundit nuk është duke treguar formë shumë të lartë në këtë edicion dhe sipas sulmuesit suedez, ai nuk është duke bërë mjaftueshmë në këtë drejtim.

Mbappe konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë, pasi ka ndihmuar PSG-në për të fituar trofe të shumtë dhe Francën po ashtu drejt Kupës së Botës në vitin 2018, por ai ka luftuar për të përmbushur pritjet e larta në fillim këtë filli të sezonit 2021/22.

Është sugjeruar se 22-vjeçari, i cili mungoi në fitoren 2-1 kundër Lille të premten për shkak të sëmundjes, është shpërqendruar nga spekulimet për të ardhmen e tij pasi nuk arriti ta konkretizonte një kalim te Real Madridi në verë, dhe Ibrahimovic beson ai po pengohet nga mungesa e motivimit.

Sulmuesi veteran i Milanit, i cili luajti për PSG-në midis viteve 2012 dhe 2016, mendon se Mbappe ka nevojë për më shumë njerëz rreth tij që janë të gatshëm të vënë në dukje të metat në lojën e tij në mënyrë që ai të përmirësohet.

“Unë e dua atë, por ai nuk bën mjaftueshëm”, ka thënë Ibrahimovic për “Telefoot”. "Ai mund të bëhet shumë më i mirë nëse mëson të kritikojë veten. Ai duhet të ecë nëpër zjarr”, ka thënë Ibra.

"Rrethojeni veten me ata që thonë se nuk jeni mjaftueshëm të mirë dhe do të bëheni më të mirë.", shtoi ai.

I pyetur se ku e rendit Mbappen për sa i përket lojtarëve të elitës evropiane, suedezi shtoi: “Kylian Mbappé është në top 10-shen time. Ka lojtarë që kanë qenë në formën më të mirë për një kohë shumë të gjatë”, tha në fund sulmuesi suedez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat