I bërtet Deulofeu në fytyrë

Futboll

I bërtet Deulofeu në fytyrë

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 17:58
I bërtet Deulofeu në fytyrë

Gjyqtari Juan Luca Sacchi ka dhënë disa fjalë këshilluese me ton të lartë për sulmuesin e Udineses, Gerard Deulofeu, gjatë ndeshjes me Interin, duke i bërtitur ‘qetësohu’ në fytyrë.

Udinese u mposht 2-0 në Giuseppe Meazza nga Interi në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Dy golat e Interit u shënuan nga Joaquin Correa, por edhe Udinese gjeti një gol të vonshëm me anë të Deulofeu, por që nuk u pranua si i rregullt.

Sulmuesi spanjoll u zemërua me vendimin dhe u zemërua edhe me gjyqtarin duke pasur një ballafaqim verbal.

Sacchi ishte i vendosur të mbulonte situatën dhe i tha Deulofeut të qetësohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat