​Mësohet diagnoza e parë e Agueros, ja pse pati probleme në ndeshjen me Alavesin

Futboll

​Mësohet diagnoza e parë e Agueros, ja pse pati probleme në ndeshjen me Alavesin

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 18:04
Ilustrim

Sergio Aguero raportohet se është diagnostikuar me një problem në zemër pasi vështirësive në frymëmarrje që e detyruan të largohej nga fusha gjatë barazimit 1-1 të Barcelonës kundër Alavesit të shtunën mbrëma.

Aguero, 33 vjeç, u zëvendësua në pjesën e parë nga Philippe Coutinho kur ai u rrëzua në tokë për shkak se kishte probleme me frymarrje.

Mjekët e Barçës fillimisht vrapuan në fushë me barelë në “Nou Camp”, por pas trajtimit, argjentinasi fatmirësisht ishte në gjendje të ngritej në këmbë dhe të largohej nga fusha duke ecur.

Aguero, për të cilin trajneri i përkohshëm i Barçës, Sergi Barjuan tha se ndjehej "pak i trullosur" kur u zëvendësua, u dërgua më pas në spital për t'iu nënshtruar një sërë ekzaminimeve mjekësore.

Dhe sipas mediumit spanjoll “Sport”, testet fillestare zbuluan se ai vuan nga aritmia, ku zemra rreh me një ritëm të parregullt.

Tani raportohet se ish-ylli i Mançester Cityt do të qëndrojë nën mbikëqyrjen e profesionistëve mjekësorë në spital për të paktën dy ditë të tjera për t'iu nënshtruar testeve të mëtejshme kardiologjike.

Barça nuk është e gatshme të marrë ndonjë rrezik me problemin e tij, që do të thotë se ai do të kthehet në stërvitje vetëm kur të konsiderohet i sigurt për ta bërë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat