Simeone: E pamë Griezmannin e vërtetë në fitoren ndaj Real Betisit

Futboll

Simeone: E pamë Griezmannin e vërtetë në fitoren ndaj Real Betisit

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 00:38
Antoine Griezmann

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka lavdëruar lartë sulmuesin Antoine Griezmann në fitoren ndaj Real Betis.

“Los Rijoblancos” shënuan fitore komode ndaj Betis, derisa në mesjavë do përballen me Liverpoolin.

Carrasco, Felix dhe një autogol i Pezzella i sollën fitoren Atleticos, por Simeone pas ndeshjes vlerësoi lartë francezin, për të cilin beson që po rigjen formën e vjetër.

“Duke shikuar ndeshjen e sotme, ne gjetëm Griezmannin e vjetër. Ai ka punuar shumë për skuadrën dhe gjithmonë krijonte mundësi”.

“Kjo është rruga që jemi duke shikuar për ta rikthyer sërish. Ne shpresojmë që të punojë se bashku me djemtë e tjerë”, deklaroi ai.

Pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer, Griezmann nuk do jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj “Reds”, ngase herën e fundit u ndëshkua me të kuq.

Ndërkohë, do jetë gati për ndeshjen ndaj Valencias, para se të udhëtojë te Franca për ndeshjet e nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat