Liga e Kampionëve, këto janë ndeshjet e sotme

Futboll

Liga e Kampionëve, këto janë ndeshjet e sotme

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Liga e Kampionëve rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e katërt të fazës së grupeve të sezonit të ri 2021/22.

Në programin e sotëm, dy përballje do të zhvillohen nga ora 18:45, kurse ndeshjet e mbetura, respektivisht gjashtë sosh do të zhvillohem nga ora 21:00, përcjell KosovaPress.

Ndeshja hapëse e ditës së sotme do të jetë ajo mes skuadrës së Malmos dhe kampionit aktual të kësaj gare Chelseat, kurse programin e sotëm do ta mbyll ndeshja mes Villarreal dhe skuadrës zvicerane Young Boys.

Ndërkaq, përballja më interesante pritet të zhvillohet në stadiumin “Gewiss”, ku gjigandi anglez Manchester United do të jetë mysafirë i italianëve të Atalantas.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

Grupi E

21:00 Bayern Munich – Benfica (Stadiumi Allianz Arena)

21:00 Dynamo Kyiv – Barcelona (Stadiumi NSC Olimpiyskiy)

Grupi F

21:00 Atalanta – Manchester United (Stadiumi Gewiss)

21:00 Villarreal – Young Boys (Stadiumi La Ceramica)

Grupi G

18:45 Wolfsburg – RB Salzburg (Stadiumi Volkswagen Arena)

21:00 Sevilla – Lille (Stadiumi Ramón Sánchez Pizjuán)

Grupi H

18:45 Malmo FF – Chelsea (Stadiumi Eleda)

21:00 Juventus – Zenit St. Petersburg (Stadiumi Allianz)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat