Mallkimi

Futboll

Mallkimi

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 11:28
Mallkimi

Mesfushori Isco Alarcon do zhvillojë ndoshta ‘sfidën’ e fundit si lojtar i Real Madridit.

Ish mesfushori i Malagas duhet të tregojë vetën nëse dëshiron të jetë alternativë e Modric ose Kroos në mesfushë.

Isco nuk ka zhvilluar asnjë minutë që kur ndeshja ndaj Villarreal dhe ka munguar në ndeshjet ndaj Espanyol, Shakhtar, Barcelona dhe Osasuna shkaku i probleme në shpinë.

Isco ia doli të jetë pjesë e skuadrës kundër Elche, por qëndroi në stol gjatë ndeshjes dhe ndoshta do ta këtë shansin kundër Shakhtarit, gjë që është mundësi e mirë për debutim këtë sezon në Ligën e Kampionëve, pasi nuk ka pasur minuta kundër Interit dhe Sheriffit.

Isco është duke kaluar ndoshta sezonin e fundit te “Los Blancos”, ku arriti në vitin 2013, si një nga talentët më të mëdhenj në Spanjë.

Por, ‘mallkimi’ ka qenë në tre sezonet e fundit, ku ka humbur pozitën e titullarit. Këtë sezon ka zhvilluar 166 minuta në gjashtë ndeshej dhe nuk ka qenë titullar që nga ndeshja ndaj Betisit. Isco ishte titullar në barazimin ndaj Levante, pastaj zhvilloi 12 minuta kundër Valencia, 18 ndaj Mallorca dhe 9 me Villarreal.

Në rast që nuk ndryshon asgjë deri në fund të viti, ekziston mundësia që edhe të largohet në këtë afat kalimtar të janarit.

Jo vetëm që është prapa Kroos dhe Modric, por Ancelotti preferon futbollistët e tjerë si Fede Valverde ose Eduardo Camavinga.

Pra, Isco është duke i mbaruar koha dhe me shumë gjasa në fund të sezonit do largohet nga “Santiago Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat