Dieta e Ibrës

Futboll

Dieta e Ibrës

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 12:09
Dieta e Ibrës

Futbollisti i mirënjohur, Zlatan Ibrahimoviq i kushton vëmendje të madhe ushqimit.

Sekreti i suksesit të tij, mes të tjerash, qëndron te një dietë e rreptë.

Ashtu si Cristiano Ronaldo, edhe Ibrahimoviqi i kushton rëndësi dietës, por edhe mënyrës së përgatitjes së ushqimit, e cila matet saktësisht me gram.

Dieta e Zlatanit përbëhet nga mishi i bardhë, viçi i thatë dhe perimet e freskëta, ndërsa ushqimi i ngrirë, akullorja dhe makaronat janë të ndaluara në menunë e tij.

Dieta e Ibrës kërkon shumë karbohidrate, të cilat ai i merr përmes drithërave dhe jo makaronave si shumica e futbollistëve.

Sigurisht, ai nuk e tepron me to, pasi i pëlqen që peshën ta ketë nga 92 deri në 94 kilogramë, transmeton frononline.

Në të kaluarën, ai kishte problem me personat që shërbenin në kuzhinën e klubeve, ku besohet se Ibra kishte një “sherr” me kuzhinierin e klubit të PSG-së.

Zlatani ishte zemëruar kur kishte kuptuar se nuk ka fruta dhe perime në qendrën stërvitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat