Qetësi dhe durim

Futboll

Qetësi dhe durim

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 12:14
Qetësi dhe durim

Qetësi dhe durim. Dhe këtë herë nuk është Mourinho, ai që kërkon kohë, por Dr. Lasse Lempainen, kirurgu finlandez që rindërtoi tendinën e Akilit të Leonardo Spinazzolas.

Lajmi i mirë që doli nga intervista është se Roma do të jetë në gjendje ta rifitojë lojtarin 100 për qind. Më pak e mirë është prognoza e kohës së rikthimit të tij, çka nuk mund të ndodhë deri në fund të vitit 2021, sikurse ishte vullneti i egër i Spinazzolas.

Lempainen e takuam në hotelin romak, ku ai qëndroi deri dje, vetëm për të ndjekur nga afër ecurinë e rikuperimit të futbollistit verdhekuq: “Të gjithë jemi shumë të kënaqur, nuk ka komplikime. Asnjëherë në karrierën time nuk kam takuar një sportist kaq të vendosur. Në këto ditë kemi hartuar një program që do të përdoret nga Spina për të kaluar në fazën e dytë; riaktivizimin. Sa shpejt do të kthehet për të luajtur?

Nuk mund të tregojmë një datë të saktë për një dëmtim kaq të rëndë.

Protokolli për këputjen e tendinës së Akilit, e cila mban peshën e plotë të trupit, është të paktën gjashtë muaj. Në janar do të kthehem në Romë, ose ndoshta ai do të vijë në Turku, për kontrollin e fundit. Në atë pikë, nëse gjithçka vazhdon të shkojë mirë, ne mund të kalojmë në fazën konkurruese.

Që do të thotë të stërvitet me ekipin dhe më pas të futet ngadalë në lojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat