Tregohet i ashpër

Futboll

Tregohet i ashpër

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 16:01
Tregohet i ashpër

Juventusi i këtij sezoni është duke hasur shumë vështirësi në kampionat duke qenë se ka marrë disa rezultate zhgënjyese radhazi dhe në këtë formë ka mbetur larg ekipeve të kreut, ndërsa ka krijuar idenë se mund të rivalizojë vetëm për një vend në Champions League dhe jo për titullin.

Formën e dobët e ka theksuar edhe një ish si Claudio Marchisio. Ish-mesfushori ka theksuar se bardhezinjtë duken si ekipi i sezonit 2010-2011 kur e mbyllën kampionatin në vendin e shtatë, ndërsa Marchisio ngre pyetjen se ku ka përfunduar ADN e Juventusit.

“Nuk shikoj asnjë ngjashmëri të kësaj skuadre me atë të sezonit 2015-2016, kur ia dolën të riktheheshin në garën për titull e më pas ta fitonin. Ku ka shkuar ADN e Juventusit?

Më duket sikur është viti i Delnerit. Kjo skuadër më ngjason me atë të vitit 2010-2011, kur e mbyllëm kampionatin në vendin e shtatë.

Kur futesh në një spirale negative atëherë nuk është e lehtë të dalësh prej andej. Grupi i futbollistëve te Juventus nuk është i keq, por iu mungon identiteti. Është e vështirë të kuptosh idenë e lojës dhe duket siku rata kanë nevojë për një tronditje të madhe në mënyrë që të reagojnë”, tha Marchisio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat