Dy skuadra angleze në garë për Asension

Futboll

Dy skuadra angleze në garë për Asension

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 17:26
Marco Asensio

Futbollisti i Real Madridit ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Marco Asensio thuhet se nuk është i kënaqur te Real Madridi dhe mund të largohet verën e ardhshme.

Futbollisti ka humbur vendin në formacionin titullar që nga ardhja e Carlo Ancelottit, dhe duket se do të largohet.

Sipas ‘El Nacional’, Arsenal dhe Liverpool janë dy skuadrat më të interesuara për mesfushorin spanjoll.

Përveç ekipeve angleze, edhe Dortmund, Juventus dhe Milan janë duke monitoruar situatën e AsensioS dhe pritet të bëjnë oferta për transferimin e tij në fund të edicionit.

25-vjeçari, këtë edicion ka luajtuar 11 ndeshje me “Los Blancos” në të gjitha garat duke realizuar tre gola dhe një asistim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat