Ajaxi përgatit rikthimin e madh!

Futboll

Ajaxi përgatit rikthimin e madh!

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 23:35
Ajaxi përgatit rikthimin e madh!

Christian Eriksen drejt rikthimit te Ajaxi.

Në Serie A nuk lejohet asnjë futbollist të zbresë në fushë me një defribilator në zemër dhe danezi i ka shkurtra ditët te Interi nëse nuk vendos të heqë aparatin që vendosi në zemër pas atakut kardiak që pësoi në sfidën Danimarkë-Finlandë në Euro 2020.

Interi për t’u liruar nga paga e lartë e mesfushorit mund të vendosë ta lejojë të largohet me parametër zero që në janar dhe gjasat janë që 29-vjeçari të rikthehet te harkëtarët aty ku spikati në futbollin e madh pasi në Eredivisie lejohen futbollistët të zbresin në fushë edhe me defribilator në zemër siç ka ndodhur me Daley Blind që aktualisht është pjesë e Ajax.

Eriksen ka qenë pjesë e Ajaxit nga 2010-ta në 2013 dhe është aktivizuar në 166 ndeshje duke shënuar dhe 32 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat