Liga e Kampionëve, kryendeshja ajo mes Liverpool dhe Atletico Madrid

Futboll

Liga e Kampionëve, kryendeshja ajo mes Liverpool dhe Atletico Madrid

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Gara më prestigjioze evropiane e njohur ndryshe si Liga e Kampionëve do të vazhdojë sot me disa ndeshje tejet interesante, te fundit këto për xhiron e katërt të fazës së grupeve të sezonit të ri 2021/22.

Programi i ndeshjeve të sotme ndahet në dy orare, ku me fillim nga ora 18:45 skuadra e Portos do të jetë mysafire e Milanit, kurse Real Madridi pret në shtëpi Shakhtar Donetsk.

Ndërkaq, ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në ora 21:00, ku në stadiumin "Anfield Road" gjigandi anglez Liverpool pret në shtëpi Atletico Madridin.

Po ashtu, përkrah ndeshjes Liverpool e Atletico Madrid, nga ora 21:00 do të kemi disa takime të tjera interesante, ndër to RB Leipzig kundër Paris Saint-Germain.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

18:45 Milan - Porto (Stadiumi San Siro)

18:45 Real Madrid - Shakhtar Donetsk (Stadiumi Santiago Bernabeu)

21:00 Borussia Dortmund - Ajax (Stadiumi Signal Iduna Park)

21:00 Liverpool - Atletico Madrid (Stadiumi Anfield Road)

21:00 Manchester City - Club Brugge KV (Stadiumi Etihad)

21:00 RB Leipzig - Paris Saint-Germain (Stadiumi Red Bull Arena)

21:00 Sheriff Tiraspol - Inter (Stadiumi Bolshaya Sportivnaya Arena)

21:00 Sporting Lisbona - Besiktas (Stadiumi Jose Alvalade)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat