Celina është duke shkëlqyer me Ipswich Town

Futboll

Celina është duke shkëlqyer me Ipswich Town

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 09:13
Ipswich Town

Mbrëmë në Ligën e Parë të Anglisë është zhvilluar ndeshja mes skuadrës së Wycombe dhe asaj të Ipswich Town, ku përgjatë 90’ minutave protagonist ishte edhe kosovari Bersant Celina.

Në fakt, Celina arriti të shënoj dy gola në fitoren e Ipswich si mysafirë me rezultat të thellë 4:1, përcjell KosovaPress.

Ishte pikërisht mesfushori kosovar ai i cili e zhbllokoi rezultatin me golin e tij në minutën e 27’, dhe e mbylli ndeshjen duke shënuar golin e fundit për Ipswich dhe të dytin personal në minutën e 90’+4 shtesë.

Që prej se u transferua te skuadra angleze Ipswich, Celina është duke kaluar nëpër një formë tejet të mirë, ku në nëntë paraqitje në Ligën e Parë, ka shënuar tre gola dhe ka regjistruar tre asistime mbi emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat