Llumnica: Projekti i FFK-së për klubet duhet të duartrokitet nga të gjithë

Futboll

Llumnica: Projekti i FFK-së për klubet duhet të duartrokitet nga të gjithë

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 11:01
Llumnica: Projekti i FFK-së për klubet duhet të duartrokitet nga të gjithë

Federata e Futbollit e Kosovës gjatë këtij viti ka realizuar projekte të mëdha në kuadër të strategjisë së re.

Përveç përmirësimit të infrastrukturës, FFK ka finalizuar edhe projektin VAR, teksa së fundmi ka filluar edhe projektin e digjitalizimit të klubeve nëpërmjet katapultave GPS.

E këtyre projekteve po i duartrokasin edhe analistët e futbollit. Është analisti Ardian Llumnica që ka folur rreth projekteve të FFK-së dhe ka thënë se projekteve të kohës duhet t’i duartrokasim të gjithë.

“Projekteve të kohës duhet t’i duartrokasim të gjithë. FFK po e bënë funizimin e secilit klub të Superligës me pakon (setin) e katapultave nga kompania e njohur ‘Fitogether’, që është e licencuar nga FIFA.

Ky projekt do t’i ndihmojë trajnerët e klubeve në punën e tyre të përditshme dhe në rritjen e punës profesionale të ekipeve, ngase kjo paisje GPS i vendoset futbollistit nën fanellë dhe më pas nëpërmjet souftuerit përcjellet çdo lëvizje e tij dhe puna që ai bën gjatë stërvitjes apo ndeshjes”, ka shkruar Llumnica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat