Një koment epik për rolin e Ronaldos

Futboll

Një koment epik për rolin e Ronaldos

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 12:37
Një koment epik për rolin e Ronaldos

Cristiano Ronaldo realizoi një gol fantastik në kohën shtesë, duke shmangur humbjen e Manchester United ndaj Atalantës në raundit e katërt të ndeshjeve në grupet e Championsit.

Në fakt, ishte i dyti personal për CR7 në këtë sfidë, ndaj dhe në përfundim të saj, mori vlerësimet maksimale për performancën e ofruar.

Një koment epik për rolin e Cristianos në këtë ndeshje dhe jo vetëm e dha trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer. I pyetur nëse i ishte mirënjohës Ronaldos për shmangien e humbjes “in extremis”, norvegjezi u shpreh:

 “Cristiano është lider i dhomës së zhveshjes, por nuk jemi të kënaqur që kemi pësuar dy gola. Bëhet fjalë për detaje, duke parë që janë edhe dy gola jashtë loje.

Edhe skuadra e Chicago Bulls i ishte mirënjohëse Michael Jordanit për paraqitjet e tij. Ronaldo luan për Manchester United sepse është i aftë të shënojë pikërisht në këto momente. Do të ketë një votim për Topin e Artë, ai është 100% të formës dhe po shijon momentin e tij"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat