Burgoset tifozi që i abuzoi futbollistët

Futboll

Burgoset tifozi që i abuzoi futbollistët

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 15:32
Burgoset tifozi që i abuzoi futbollistët

Tifozi i cili i abuzoi me komente raciste tre futbollistë të Anglisë pas finales së Euro 2020 në një video drejtpërdrejt në Facebook, është dënuar me burgim.

Jonathon Best e shfryu tërë mllefin ndaj Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, të cilët i humbën penalltitë në disfatën e Anglisë kundër Italisë në finale të Kampionatit Evropian.

Gjykata e dënoi me 10 javë burim 52-vjeçarin. Best e kishte pranuar fajin paraprakisht.

Best ishte kapur pasi një mik i tij në rrjetin social Facebook e kishte raportuar në polici videon e tij 18 sekonda të gjatë në Facebook, pasi ai kishte refuzuar ta fshinte atë nga profili i vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat