Tevez: Të gjithë më pyesin...

Futboll

Tevez: Të gjithë më pyesin...

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 11:15
Tevez: Të gjithë më pyesin...

Carlos Tevez qëndron pa pushim prej muajit korrik, moment kur u nda me Boca Juniors e tij të dashur.

37-vjeçari, i cili ka luajtur me klube si Manchester United, Manchester City e Juventus, e pranon që tërheqja përfundimtare është afër.

Në prononcimin e dhënë për ESPN, sulmuesi i njohur argjentinas flet hapur, duke theksuar se po i shuhet çdo ditë e më shumë pasionin për të zbritur e luftuar në fushën e blertë.

“Nuk e ndjej më dëshirën për të qenë në fushë dhe për të vrapuar pas topit. Të shtunën kisha një dasmë teksa po luante Boca. Po mendoja me vete se do e humbisja këtë ceremoni nëse do të isha në fushë.

Imagjino të kisha luajtur dhe të kishim humbur ndeshjen; nuk do shkoja në dasmë ngaqë do isha i zemëruar në kulm. Nuk do kisha dëshirë as të pija, teksa të gjithë do të komentonin humbjen. Ky është futbolli.

Të gjithë më pyesin nëse do të kthehem të luaj përsëri, por në këtë moment po e shijoj atë që po bëj.

 Sa herë që shikoj Juventusin, Boca Juniors ose një ekip tjetër në të cilin kam luajtur, kërkoj atë zjarr brenda meje që të më motivojë të luaj për gjashtë muaj ose një vit shtesë, por nuk po mundem ta gjej”, deklaroi Tevez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat